Gjermania ka nevoje per me shume imigrante
Albeu.com
Konferenca e dhomave gjermane të industrisë dhe tregtisë (DIHK) i ka bërë thirrje qeverisë gjermane të lehtësojë ardhjen e imigrantëve në Gjermani. Drejtori i DIHK-së Achim Dercks tha për gazetën "Rheinische Post" se Gjermania ...... përballë rënies së numrit të popullsisë duhet të pozicionet si një vend tërheqës imigrimi. Ai i bëri thirrje politikës të veprojë e orientuar në këtë drejtim dhe të përmirësojë shancet e integrimit.
Dercks propozon një sistem pikësh sipas modelit austrialian apo kanadez. Imigrantët potencialë do të merrnin pikë për kualifikimet, përvojën profesionale dhe njohuritë gjuhësore. Sipas nevojës politika mund të vendoste pastaj norma vjetore imigrimi për fuqi punëtore të kualifikuar. (dw)
Shtuar më 09/07/2010, ora 12:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori