Gjermania inatoset me Izraelin, anulon takimin mes qeverive
Përfaqësues të qeverisë së Gjermanisë dhe Izraelit të cilët kishin planifikuar një takim i cili ishte paraparë të mbahej në muajin maj të këtij viti, është anuluar për shkak të zemërimit në rritje në Berlin me aktivitetet e ndërtimit të shtëpive në Bregun Perëndimor të okupuar nga Izraeli.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane ka thënë se qeveria e vendit është pajtuar që ta "shtyjë" takimin vjetor të liderëve dhe ministrave deri vitin tjetër, duke ua vënë fajin vonesave në orarin e ngjeshur të takimeve të kryesimit të G20 nga Gjermania.

Ndërkohë, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Izraelit e ka konfirmuar se takimi është anuluar, duke cituar "kufizime në orarin e palës gjermane".

Por zyrtarët gjermanë, të cilët kanë folur në kushte anonimiteti, kanë sugjeruar se arsyeja e vërtetë e anulimit të takimit është se ka dallimeve të dukshme në qëndrimet e dy qeverive sa i përket çështjes së paqes në Lindje të Mesme. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2017, ora 11:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori