Gjermania "i tregon vendin" Erdoganit: Kemi të drejtë t'ua ndalojmë zyrtarët
Nga shtabi i kancelares gjermane, Angela Merkel, kanë paralajmëruar sot Turqinë se qeveria gjermane i ka të gjitha të drejtat e nevojshme t'i ndalojë zyrtarët turq të bëjnë fushatë në Gjermani.

Shefi i shtabit të Angela Merkel, Peter Altmaier, gjithashtu ka thënë se ky do të ishte mjeti i fundit që do të përdorte vendi i tij.

"Do të shikojmë me kujdes se çfarë është e mbrojtshme e çfarë nuk është. Ndalimi i hyrjes në vend do të ishte mjeti i fundit, por kemi të drejtë ta bëjmë këtë," ka thënë ai.

Komentet e Peter vijnë disa ditë pas shkallëzimit të tensioneve mes Turqisë dhe dy vendeve të BE-së, Gjermanisë dhe Holandës, për shkak se zyrtarët turq nuk u lejuan të mbanin tubime të fushatës për referendumin kushtetues muajin e ardhshëm në Turqi.


Shtuar më 15/03/2017, ora 11:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori