Ministri i Mjedisit në
Gjermani, Norbert
Rottgen pas një takimi të kabinetit qeverisës që zgjati disa orë, njoftoi se
Gjermania ka vendosur që në vitin 2022 do të jetë afati i fundit për mbylljen e të gjithë komplekseve bërthamore të vendit.
Kështu
Gjermania do të bëhet fuqia e parë industriale që heq dorë nga energjia atomike.
"Dua te them se pas konsultimesh te zgjatura, me ne fund kemi nje rezultat. Koalicioni arriti nje marreveshje persa i takon politikave tona energjetike dhe ktheses qe ato do te marrin. 7 impiante te vjetra
berthamore, te cilat edhe u preken nga moratoriumi, nuk do te jene me ne rrjet. Nje grup i dyte prej 6 centralesh do te dalin jashte funksionit ne 2021-shin dhe nje vit pas kesaj, do te mbyllen edhe komplekset e mbetura", tha
Rottgen.
Pas katastrofës berthamorë të fukushimës në Japoni, kancelarja Angela Merkel ngriti një komision ekspertësh për të verifikuar gjendjen në
Gjermani. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2011,
ora 13:34