Gjermania, Franca dhe Italia, zero tolerancë ndaj Britanisë
Një numër shtetesh pjesë e BE-së kanë mbështetur miratim e planit të Komisionit Evropian për t'i kërkuar Britanisë së Madhe një faturë kompensimi përpara se të fillojnë bisedimet për Brexit.

Shtetet si Gjermania, Italia, Franca dhe Republika Çeke mbështesin idenë e këtij kompensimi financiarë që është një faturë shumë e rëndë për Britaninë.

Kryeministri francez Bernard Cazeneuve, Ministri italian për çështje të BE-së Sandro Gozi dhe një numër diplomatësh të lartë gjermanë kanë mbështetur thirrjet e Komisionit Evropian për Mbretërinë e Bashkuar.

Ata kërkojnë arritjen e një marrëveshje për "shkëputjen" e Britanisë, para çdo negociate mbi të ardhmen e marrëdhënieve të saj me BE-në, shkruan "RT".

Shtuar më 26/02/2017, ora 16:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori