Gjermania fillon dëbimin e azilkërkuesve
Pëlqej
Gjermania ka dëbuar për në Afganistan 8 persona, pasi ju refuzoi kërkesën për azil.

Ministri i brendshëm i Bavarisë, Joachim Hermann tha se të gjithë të dëbuarit ishin të dënuar për krime, dhe së paku dy prej tyre ishin të dënuar nën akuzën për përdhunim.

Mohammad Asif Abbasi, përfaqësues afgan në Ministrinë për refugjatë, tha se në mesin e të dëbuarve ishin së paku tre persona që kishin kryer shkelje penale.

Këto ishin edhe dëbimet e para për Gjermaninë, pasi kjo e fundit kishte ndaluar dëbimin e avionëve për në Afganistan. /albeu.com/



Shtuar më 13/09/2017, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori