Gjermania ka filluar dërgimin e tankeve dhe pajisjeve të tjera
ushtarake në Lituani, si pjesë e misionit të NATO-s për forcimin e mbrojtjes të
Evropës lindore, për të denoncuar agresioin rus.
Komanda e ushtrisë gjermane ka njoftuar se ka dërguar 200 makina, përfshirë 30 tanke. Po ashtu drejt Lituanisë janë nisur edhe 450
trupa ushtarake.
Dërgimi i trupave gjermane në lindje të
Evropës , qoftë edhe si pjesë e misioneve të NATO-s- vazhdon të jetë një çështje e ndjeshme në Gjermani dhe në rajon.
Liderët e NATO-s janë pajtuar që të dërgojnë
trupa dhe armatime në këtë pjesë të
Evropës, pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2011. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2017,
ora 17:02