Gjermania do të presë mbi 400.000 azilkërkues këtë vit
Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, është shprehur se shumë më tepër azilkërkues do të vijnë në Gjermani këtë vit sesa 400.000 që kishte parashikuar më parë ministria e tij.

Ai ka bërë të ditur se Ministria e Brendshme ishte duke e përgatitur një parashikim të ri, që së shpejti do të publikohet, duke thënë në vazhdim: “Duhet ta përgatis publikun gjerman për numrin e azilkërkuesve, që do të jetë shumë më lart se sa e kishim parashikuar”.

Zyra Federale gjermane për Migrim dhe Refugjatë (BAMF) ka parashikuar se numri i azilkërkuesve do të rritet në 450.000 këtë vit, më shumë se dyfishi i shifrës së 2014-s.

Gjermania ka një traditë të gjatë të pritjes së refugjatëve, e cila vjen si reagim rreth së kaluarës naziste, kur 500.000 çifutë dhe të tjerë, të persekutuar nga regjimi i Adolf Hitlerit, ikën nga ky shtet. /Albeu.com/

Shtuar më 12/08/2015, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori