Rreth 100 mijë azilkërkues të refuzuar pritet të kthehen nga
Gjermania në shtëpitë e tyre, ka deklaruar kancelaria Angela
Merkel duke shtuar se një e treta e dëbimeve ka të ngjarë të jetë e detyruar.
Duke folur në një konferencë rajonale të Partisë CDU,
Merkel tha se rreth 60 mijë e azilkërkuesve të deportuar do të
rikthehen në atdheun e tyre me anë të
programeve vullnetare të riatdhesimit, ndërsa rreth1/3 do të përballet me dëbime të detyrueshme, raporton gazeta Die Welt.
Ata që
rikthehen në shtëpi në bazë të
programeve të riatdhesimit thuhet se do t’u jepet biletë avioni dhe një sasi e papërcaktuar ndihme financiare që të mund të përdoret nga azilkërkuesit në vendet e origjinës.
Duke folur specifikisht për Afganistanin,
Merkel theksoi se “jo të gjithë të rinjtë e Afganistanit do të vijnë në Gjermani”. /albeu.com/
Shtuar më 28/11/2016,
ora 18:21