Gjermania do që refugjatët të integrohen ose të largohen
Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere tha se do të shtynte Kuvendin për të aprovuar një ligj, sipas të cilit refugjatët mund të jetojnë rregullisht në Gjermani vetëm nëse mësojnë gjermanisht dhe nëse integrohen në shoqëri.

Nisma vjen pasi votuesit dënuan konservatorët e kancelares Angela Merkel në zgjedhjet rajonale në fillim të këtij muaji, duke mos përkrahur politikën e saj për “dyer të hapura për refugjatët” dhe duke mbështetur politikën anti-emigrante të partisë AFD.

Televizioni ARD ka informuar se Berlini zyrtar dëshiron që ti ketë refugjatët të mirë-integruar në shoqërinë gjermane.

“Për ata që refuzojnë të mësojnë gjermanisht, për ata që refuzojnë të lejojnë familjarët e tyre të integrohen – si gratë apo vajzat – për ata që i mohojnë ofertat për punën: për këta, nuk do të ketë një leje të pakufizuar qëndrimi pas tre vjetësh,” tha ministri Maiziere. /Albeu.com/
Shtuar më 28/03/2016, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori