Gjermania dhe Franca i "bashkohen SHBA-së" kundër ISIS
Pëlqej
Franca dhe Gjermania do ta luftojnë organizatën radikale ISIS, që po kryen masakra në Irak dhe në Siri.

Presidenti francez, Fransua Holande tha sot se vendi i tij është i gatshëm "ta shtojë asistencën" në vendet ku po vepron organizata ISIS.

Franca ka shpërndarë armë dhe pajisje humanitare në Irak.

Ndërkohë, edhe Gjermania ka nisur armë dhe ushtarë në shtetin iraken.

Ministria e Mbrojtjes e shtetit gjerman, ka njoftuar se rreth gjashtë ushtarë do të shoqërojnë çdo dërgesë të armëve gjermane, që do të dërgohen në Irak, në fund të këtij muaji. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori