“Babush urime”, Sabri Fejzullahu feston 75-vjetorin, urimi i Arianës për vjehrrin ishte special (FOTO LAJM)

Artisti që i ka dhuruar muzikë të mirë për shumë vite tregut shqiptar, sot mbush 75 vjeç. Edhe sot ai vazhdon të mbetet ndër më të preferuarit e muzikës shqiptare. Po flasim për Sabri Fejzullahun.

Urimet per këngëtarin kanë mbushur rrjetin, nga miqë, koleg dhe patjetër familjarë. Urimi i bashkëshortes së tij ishte mjaft emocionues, por jo më pak edhe ai i nuses, bashkëshortes së Ermal Fejzullahut e cila e quan Sabriun “babush”.

“Babush, urime ditëlindjen!”, Të uroj lumturi, dashuri dhe shëndet të plotë. Faleminderit për frymëzimin që na jep çdo ditë. Mos harroni të merrni nipërit dhe mbesat për fundjavë”, e ka mbyllur kështu me humor urimin Ariana./albeu.com/

Patjetër që edhe urimi nga i biri , Ermali ishte i pranishëm.
“Urime ditëlindjen babush, i bofsh edhe 100 me shëndet e krejt t’mirat në jetë. Të duam shumë.”