GJERMANI / Policia arreston 3 persona të dyshuar për sulm terrorist në Berlin
Policia gjermane në Berlin ka vënë në pranga tre persona të dyshuar për lidhje me terrorizmin.

Sipas mediave gjermane, personat e arrestuar ishin duke planifikuar një sulm të madh në Gjermani.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre, polica kontrolloi edhe një xhami në zonën e Moabit në Berlin ku mendohet se të arrestuarit e kishin frekuentuar.

Për këtë xhami, policia ka patur dyshime se përdorej për të rekrutuar anëtarë të rinj të ISIS, kjo pasi kjo xhami ishte frekuentuar më parë edhe nga Anis Amri, i cili vrau 12 persona në tregun e Krishtlindjeve në Berlin më 19 dhjetor 2016. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017, ora 08:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori