Gjermani, Merkel takohet me Putin
Pëlqej
Kryeministri i Rusisë, Vlladimir Putin, ndodhet në Berlin, ku ai pritet të takohet me kancelaren Angela Merkel dhe të mbajë një fjalim para biznesmenëve gjermanë në një forum ekonomik.

Para vizitës, kryeministri rus, kishte propozuar krijimin e “komunitetit ekonomik harmonik nga Lisbona e deri në Vlladivostok”, që do të mund të zgjerohej në një zonë të lirë tregtare.

Por, në komentet e publikuara në gazetën gjermane, Zidojçe Cajtung, ai tha se “pengesa më e madhe” për realizimin eventual të këtij propozimi, është ekzistimi i “kufizimit me viza” ndërmjet Rusisë dhe Bashkimit Evropian.

Në një fjalim në Berlin, Anglea Merkel, tha se ajo e mbështet propozimin e zotit Putin, por, si pengesa të veçanta, ka theksuar politikën e tarifave në Rusi dhe planet e këtij vendi për krijimin e një blloku të përbashkët me Bellorusinë dhe Kazakistanin.
Shtuar më 26/11/2010, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori