ZYRTARE/ FIFA dhe UEFA pezullojnë klubet dhe kombëtaret ruse nga të gjitha garat

Pak çaste më parë ka ardhur njoftimi i përbashkët për shtyp nga FIFA dhe UEFA për të përjashtuar nga çdo kompeticion klubet dhe kombëtaret ruse.

“Pas vendimeve fillestare të marra nga Këshilli i FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, i cili parashikon miratimin e masave shtesë, FIFA dhe UEFA kanë vendosur sot bashkërisht që të gjitha skuadrat ruse, qofshin kombëtare apo klube, do të pezullohen nga pjesëmarrja.

Këto vendime janë miratuar sot nga Byroja e Këshillit të FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, përkatësisht organet më të larta vendimmarrëse të të dy institucioneve për çështje të tilla urgjente.

Futbolli është plotësisht i bashkuar dhe në solidaritet të plotë me të gjithë ata që janë prekur në Ukrainë. Të dy presidentët shpresojnë se situata në Ukrainë do të përmirësohet ndjeshëm dhe shpejt, në mënyrë që futbolli të jetë sërish një vektor i unitetit të paqes mes popujve”, thuhej në njoftimin zyrtar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.02.2022 18:51