Në një mbledhje të përbashkët të Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial të Kosovës është miratuar dorëheqja e Zef
Prendrecajt nga pozita e
drejtorit të Zyrës së
Prokurorit Disiplinor.
Lajmi është bërë i ditur nga një komunikatë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në të cilën sqarohet se në bazë të kushtetutës dhe ligjeve Zyra e
Prokurorit Disiplinor u shërben si KGJK-së, po ashtu edhe KPK-së.
“Në kuadër të kompetencave të veta të dy Këshillat kanë aprovuar sot, dorëheqjen e ushtruesit të detyrës së
drejtorit të Zyrës së
Prokurorit Disiplinor, z.Zef Prendrecaj”, thuhet në komunikatë.
Komunikata tregon arsyen e dorëheqjes së Zef
Prendrecajt.
“Z.Prendrecaj i ka shërbyer kësaj zyre nga qershori i vitit 2012 e deri më tani, ndërsa tani është zgjedhur prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë”, vijon komunikata.
Ushtrues detyre në pozitën e Zef
Prendrecajt është emëruar Arianit Salihu.
“Gjithashtu, në këtë takim në mbështetje të Ligjit për KGjK dhe KPK, me 2/3 e votave të anëtarëve të pranishëm të dy Këshillave, është emërua z.Arianit Salihu, ushtrues detyre i
Drejtorit të Zyrës së
Prokurorit Disiplinor, i cili aktualisht është prokuror
disiplinor në ZPD”, thuhet në komunikatë.
KGJK-ja sqaron se edhe katër kandidatë kishin konkurruar për pozitën e ushtruesit të detyrës së
drejtorit në Zyrën e
Prokurorit Disiplinor. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2018,
ora 18:29