Gjermanët ironizojnë dënimin e Berlusconit
Një kompani gjermane ka shfrytëzuar bujën që bëri dënimi me shtatë vite burg i Silvio Berluskonit për të reklamuar biznesin e saj të dhënies së makinave me qira.

Shtatë vite burg? (për 4,5 milion euro) apo “Një ditë me një makinë sportive dyvendëshe! (për 143 euro)”?
Këtë pyetje e ngre për klientët e mundshëm një kompani gjermane që jep makina me qera duke i vënë përballë një zgjedhjeje të pazakontë.

Imazhi i liderit të partisë italiane PDL me një palë syze të errëta dielli është vendosur pranë një makine e markës Benz Mercedes. Ndërsa 4,5 milionë eurot e cituara i referohen parave që ish-kryeministri italian mund të ketë paguar për heshtjen e Karima El Mahroug, alias Ruby.
Shtuar më 27/06/2013, ora 15:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori