Gjeorgjia sulmoi Osetinë Jugore
Albeu.com
Forcat ushtarake gjeorgjiane sot herët në mëngjes sulmuan forcat separatiste të Osetisë Jugore, krahinë kjo e cila në fillim të viteve të 90-ta u nda nga Gjeorgjia.Së paku 15 persona humbën jetën gjatë sulmit të cilin forcat artilerike me ndihmë të aviacionit e kryen në qytetin Chinvali, ku për sot pasdite qeveria e Osetisë Jugore caktoi takim me një ndërmjetësues paqësor rus.

Rusia, me ndihmën e së cilës separatistët në Osetinë Jugore fituan pavarësi, por jo edhe njohjen ndërkombëtare, akuzoi Gjeorgjinë për pabesueshmëri dhe i bëri thirrje botës që të ndalë gjakderdhje masive.

Pas kësaj krize janë rritur druajrjet nga shpërthimi i luftës në rajon, i cili është tranzit për transportimin e energjensave dhe ku Rusia dhe Perëndimi tentojnë të imponojnë ndikimin e vetë.

Krahas Osetisë Jugore, edhe Abhazia po ashtu me ndihmë të Rusisë ka shpallur pavarësi nga Gjeorgjia. (Makfaks)
Shtuar më 08/08/2008, ora 17:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori