Gjeorgjia rrëzoi dy avionë rus – tanket ruse nisen për në Oseti
Albeu.com
Autoritet gjeorgjiane kanë njoftuar se kanë rrëzuar 2 avionë ushtarak rusë, në zinxhirin e konflikti në Osetinë e Jugut. Ndërkohë, tanket ruse janë nisur për në provincën separatiste të Gjeorgjisë.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se lidershipi gjeorgjian ka nisur një aventurë të ndytë dhe Rusia nuk do të qëndrojë duarkryq dhe nuk do të lerë paqeruajtësit dhe qytetarët e saj të pambrojtur.

Ndërkohë, trupat gjeorgjiane po mbikëqyrin armëpushimin treorësh që kanë arritur me separatistë në Osetinë Jugore, për t’i lënë kohë qytetarëve që të evakuohen.

Qeveria në Tbilisi ka deklaruar se ka humbur durimin ditëve të fundit shkaku i sulmeve nga separatistët dhe ka vendosur që të ndërmarrë hapa për të kthyer paqen dhe qetësinë në këtë provincë.

Presidenti, Mikhail Saakashvilli, ka deklaruar mobilizim të tërësishëm në këtë zonë. Ai ka akuzuar Rusinë se po dërgon avionë për të bombarduar qytetet gjeorgjiane. Sipas Ministrisë së Brendshme, tre avionë gjuajtës kanë hyrë në hapësirën ajrore gjeorgjiane, njëri prej të cilëve ka hedhur një bombë, jashtë qytetit Kareli.

Shtuar më 13/08/2008, ora 05:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori