Gjeorgjia: Pas 9 nëntorit, marrëveshje për hyrjen e Rusisë në OBT
Zëvendësministri i jashtëm i Gjeorgjisë, Sergej Kapanadze është shprehur për mediat vendase se Gjeorgjia dhe Rusia shpresojnë të nënshkruajnë një marrëveshje para 10 nëntorit, me të cilën përfundimisht do të qartësohej rruga për anëtarësimin e shtetit rus në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Kapanadze citohet të ketë thënë se shpresohet që dokumentet në fjalë të nënshkruhen formalisht më 9 nëntor në Gjenevë të Zvicrës.
Sipas Agjencisë së lajmeve “Reuters” pala ruse ka konfirmuar se pajtohet me propozimin.

Marrëveshja midis këtyre vendeve parashikon mbikëqyrjen ndërkombëtare të tregtisë në vijat kufitare me Abkazinë dhe Osetinë Jugore-dy rajonet separatiste të Gjeorgjisë të mbështetura nga Rusia.

Gjeorgjia, e cila pati një luftë të shkurtër me Rusinë në vitin 2008, është anëtari i vetëm i OBT-së që ka bllokuar anëtarësimin e Moskës zyrtare në këtë organizatë./albeu.com/

Shtuar më 05/11/2011, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori