Gjeorgjia i ankohet BE-së për Osetinë
Ministria e jashtme e Gjeorgjisë e ka ftuar sot ambasadorin e Bashkimit Evropian për t’u ankuar lidhur me atë që thotë se ishin komente jo përkatëse nga një i dërguar i BE-së gjatë një vizite në Osetinë Jugore.

Zyrtarët e Gjerogjisë thonë se përfaqësuesi special i BE-së për Kaukazin Jugor, Herbert Salber, e ka uruar personin Anatoly Bibilov, për fitore në zgjedhjet presidenciale, që janë mbajtur nga separatistët më 19 prill.

Pas takimit me ambasadorin e BE-së, Janos Herman, zëvendësministri i jashtëm i Gjeorgjisë, David Dondua, u tha gazetarëve se Salber kishte bërë komente që ishin të papranueshme dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me qëndrimin zyrtar të Bashkimit Evropian. /albeu.com/

Shtuar më 17/05/2017, ora 22:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori