Gjeorgjia firmos dokumentin e armëpushimit
Albeu.com
Presidenti i Gjeorgjisë ka firmosur deklaratën e armëpushimit të propozuar nga shefi i diplomacisë françeze, Bernard Kushner,noftoi CNN.Lajmin e konfirmoi për CNN vetë Ministri i Jashtëm i Finlandës Aleksander Stubb. Sipas diplomatit finlandez, presidenti i Gjeorgjisë , Mikail Sakashvili ka firmosur deklaratën e armëpushimit.

Stubb tha se dokumenti po i dërgohet tashmë edhe Moskës zyrtare nga e cila pritet që të pranojë marrëveshjen. Sipas deklaratës në fjalë, nëse ai pranohet edhe nga pala ruse, atëherë i jepet fund luftës. (ina-albeu)
Shtuar më 11/08/2008, ora 20:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori