Gjenerali serb gjykohet per Srebrenicen
Albeu.com
Ish-gjenerali serb i Bosnjës, Zdravko Tolimir, i akuzuar për krime lufte dhe gjenocid gjatë kësaj fundjave do të dalë para gjykatës së Tribunalit të Kombeve të Bashkuara për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi.
Tolimir ngarkohet me akuzë për krime dhe gjenocid të kryer ndaj myslimanëve në Srebrenicë në vitin 1995.

Tolimir, tani 61-vjeçar, ishte njëri nga shtatë zëvendëskomandantët e shefit të armatës serbe të Bosnjës, Ratko Mladiç, i cili ende po kërkohet nga Tribunali.

Shëndeti i dobët i Tolimirit, i cili u arrestua në vitin 2007 në Bosnje, ka bërë që disa herë gjykimi të shtyhet.
Shtuar më 24/02/2010, ora 21:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori