Gjenerali amerikan: Kina po planifikon vrasjen e liderit të Koresë së Veriut

Gjenerali në pension Jack Keane ka deklaruar se Kina ka një plan për vrasjen e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, në mënyrë që të parandaloj kërcënimet e vendit nga bomba bërthamore.

Keane sqaroi se një mundësi e tillë është ende shumë larg dhe kjo çështje është ende tabu për t’u diskutuar me vendet e tjera në nivelin diplomatik.

Por, ai thotë se nëse Kim vritet, kjo mund të çojë në një puç ushtarak që mund të sjellë një lider më të mirë.

33 vjeçari Kim është i treti nga familja e tij që shërben si lider i vendit. /Albeu.com/
Shtuar më 18/04/2017, ora 19:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori