Gjendje kaotike në SHBA pas tubimit të së djathtës radikale
Pëlqej
Zyrtarët në qytetin e Charlottesville në shtetin amerikan të Virginias kanë deklaruar gjendje emergjente para një marshimi të madh të nacionalistëve të amerikanë të bardhë, shkruan BBC.

Lëvizja lejon autoritetet lokale që t’i kërkojë burimet shtesë nëse nevojitet, thotë departamenti i policisë.

Tensionet janë të larta dhe qindra njerëz pritet t’i bashkohen tubimit “Unite the Right” kundër planeve për të hequr një statujë të gjeneralit të kondeferatës.

Përleshjet e dhunshme mes grupeve të ekstremit të djathtë dhe kundër protestuesve kanë lënë të paktën dy të plagosur.

Nga ana tjetër, Presidenti Donald Trump e ka dënuar dhunën.
“Ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar. Nuk ka vend për këtë lloj dhune në Amerikë”, shkruan ai në Twitter. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2017, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori