Gjendje e jashtëzakonshme në Sri Lanka, dyshimet e para
Autoritetet e Sri-Lankës e kanë shpallur të hënën gjendjen emergjente në tërë vendin pas tetë sulmeve të përgjakshme që lanë 290 njerëz të vdekur dhe rreth 500 të plagosur.

Zyra e presidentit njoftoi se ligji i emergjencës, i cili u jep të drejtë policisë dhe ushtrisë të arrestojnë dhe të marrin në pyetje njerëz pa urdhër të gjykatës, do të hyjë në fuqi të hënën në mesnatë.

Kolombo, kryeqyteti i shtetit ishull në Oqeanin Indian, ishte në gjendje jostabile të hënën. Policia njoftoi se 87 pajisje për shpërthim të bombave janë gjetur në stacionin kryesor të autobusëve në këtë qytet.

Një bombë shpërtheu të dielën në kohën kur ekipi për çaktivizim të mjeteve shpërthyese po përpiqeshin ta çaktivizonin atë, me ç’rast disa njerëz u vranë.

Qeveria njoftoi se ora policore hyn në fuqi në orën tetë të mbrëmjes.
Shtuar më 22/04/2019, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori