Kanë kaluar 45 vjet nga vrasja e
Martin Luther King në Memphis në korrik të vitit 1968 dhe pas një kohe kaq të gjatë del në dritë
videoja e vrasësit së tij.
Videoja të tregon se tre muaj pasi
Luther u vra dy policë zhveshin vrasësin James Earl Ray dhe e kontrollojnë. Duket si një film, por në fakt ka ndodhur me të vërtetë 45 vjet më parë. Pamjet e ngjarjes të bëra publike sot janë nga një video e zbuluar nga policia e
Tennessee dy vjet më parë.
Sipas kërkuesve, hetuesit filmuan arrestimin e Ray për të shmangur që avokatët mbrojtës të akuzonin policinë se kishte kryer keq hetimet. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2013,
ora 10:15