Gjendet pas 70 vitesh bleta më e madhe në botë
Krejtësisht e zezë, me madhësinë sa gishti i madh i dorës, bleta e Uallasit, më e madhja në botë, nuk ishte vënë re prej dekadash.
Studiuesit njoftuan sot se e kanë rigjetur më në fund në një ishull të vetmuar të Indonezisë. Kjo specie ishte zbuluar në vitin 1958.

“Të merrej fryma kur shihje këtë bulldog fluturues”, komenton në një komunikatë të “Global Wildlife Conservation” fotografi Clay Bolt që ka zbuluar një koshere natyrore në pyllin tropikal të një ishulli në Malukun Verior.

“Të shihje se sa e madhe dhe e mrekullueshme ishte kjo bletë, të dëgjoje tingullin e krahëve të saj gjigante (…) ishte e jashtëzakonshme”, shtoi ai.


Shtuar më 22/02/2019, ora 08:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori