Gjendet pas 15 vitesh në fund të liqenit trupi i italianit, i martuar me shqiptaren 22 vite më të re
Kufoma e dekompozuar e një italiani, i zhdukur në vitin 2004, dyshohet se ndodhet në makinën tip Ford që u gjet rreth një javë më parë nga disa zhytës në fund të liqenit Iseo në Tavernola në Itali.

Ata denoncuan menjëherë në Polici, ku u shprehën se brenda makinës së zhytur 80 m në fund të liqenit kishin parë edhe një kufomë.

Lajmi u konfirmua edhe nga policia lokale.

Makina ka pikërisht targën e 59 – vjeçarit, Rosario Tilotta, që dikur i përkiste personit të zhdukur Rosario Tilotta, i cili akuzohej për lidhjen e tij me mafien dhe kryesisht me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Zona rreth liqenit përdorej shpesh nga mafia lokale për likujdimet e saj.

Vëllai i tij pas mësimit të lajmit, është i bindur se i vëllai është vrarë për shkak të punëve të pista ku ishte përfshirë.

Rosario Tillota, i lindur në Tunizi, sipas të vëllait frekuentonte shpesh prostituta, të cilat ia sillte në shtëpi një shqiptar.

Pak para se të zhdukej, Rosario ishte martuar me një shqiptare të quajtur Elva Kurti, 22 vite më e re se ai.

I vëllai i viktimës i tha Corriere se "më 10 Mars 2005, Kurti pati një djalë, Roberto, i pagëzuar në kishën e vogël të fshatit Rosciate, më 5 shkurt 2006". Dhe pas një viti ai nuk di asgjë për të dhe foshnjen.

I vëllai tha për mediat italiane se shpreson që makina me trupin e tij të nxirren nesër nga liqeni.

Ajo që i bën të dyshojë edhe më shumë karabinierët është fakti se nga momenti i zhdukjes, është dashur disa javë që gruaja të kryente denoncimin.

Sipas vëllai të tij Diego, ai dyshon se Roberto merrej edhe me drogë, dhe kur ka shitur pjesën e tij, ka marrë paratë dhe më pas është zhdukur.
Shtuar më 01/09/2019, ora 21:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori