Gjendet nje tjeter varreze masive ne Srebrenice
Albeu.com
Një tjetër varrezë masive është gjetur në Bosnje. Sipas mediave vendase, varreza është gjetur në Kamenicë të Srebrenicës, vend ky i njohur tashmë për masakrën e shëmtuar të serbëve në vitin 1995. Viktimat do të identifikohen pas testit të ADN-së. Në të njëjtën zonë, më parë janë gjetur edhe 11 varreza të tjera masive ku ishin groposur trupat e të paktën 2000 vetëve.
Gjatë viteve të luftës, në Srebrenicë janë masakruar nga serbët të paktën 8 mijë myslimanë boshnjakë, masakrime këta që kanë ndodhur në një zonë ku ndihej prania e forcave ushtarake të Kombeve të Bashkuara.
Shtuar më 29/10/2008, ora 02:49
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori