Gjendet kutia e zezë e avionit ku vdiqën 157 udhëtarë
Kompania “Ethiopian Airlanes”, avioni i së cilës u rrëzuadielën, ka njoftuar se hetuesit e kanë gjetur kutinë e zezë, e cila përmban të dhëna të rëndësishme për procesin e fluturimit.

Në kutinë e zezë ndodhet incizimi i bisedës mes pilotëve dhe të dhënat digjitale të fluturimit.

Aeroplani i tipit “Boeing 737 Max-8” u rrëzuadielën përderisa po fluturonte nga Addis Ababa drejt kryeqytetit të Kenias, Nairobi. Ai u rrëzua vetëm gjashtë minuta pas ngritjes në qiell dhe në këtë aksident vdiqën të gjithë 157 njerëzit që ndodheshin në të.

Ekspertët kanë paralajmëruar se ende është shumë herët për ta përcaktuar shkakun e aksidentit.

Në aeroplan ndodheshin udhëtarë të më shumë se 30 kombësive të ndryshme, përfshirë kenianë, kanadezë dhe britanikë.


Shtuar më 11/03/2019, ora 13:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori