Një burrë nga Arabia Saudite, gjatë kohës që po bënte gjueti në një zonë malore pranë kufirit me Jemenin, ka
gjetur një gur të errët, që e njohu menjëherë.
Guri ishte i ngjashëm me ata që përmenden në Kur’an, në suren El-Fil (Elefanti).
Pas testimeve të kryera, është
gjetur se bëhet fjalë për një gur unik dhe të panjohur deri më sot, mbi 1.500 vite i lashtë.
Salih Musfer El-Gamdi thotë se
guri, i cili peshon 131 gram, në vete mban viztaimet e gdhendura të zogjëve dhe të elefantëve. Ai thotë se
guri u gjet në luginën jugore Xherb, e njohur si Lugina e gjelbër, në të cilën
Ebrehaja dhe
ushtria e tij qëndruan për pak kohë para se ta sulmonin Mekkën.
Në Kur’an, Allahu xh.sh. përmend se si dërgoi zogjët Ebabil, të cilët hodhën gurë nga argjili mbi ushtrinë të cilën e udhëheqte kryekomandanti abisinas
Ebrehaja, i cili ishte nisur që ta rrenonte Qaben në Mekkë, mu në agim të Islamit. /albeu.com/
Shtuar më 20/07/2014,
ora 14:31