Gjendet edhe nje varr i ri masiv ne Srebrenice
Albeu.com
Një varr masiv që besohet të përmbajë dhjetëra viktima të masakrës së Srebrenicës është gjetur në Bosnjen Lindore, ka njoftuar Murat Hurtiq nga Komisioni për Persona të Zhdukur.
Varri i ri është i 11-ti që zbulohet në fshatin e vogël të Kamenicës, afër qytetit Zvornik, ka thënë Hurtiq. Ai tha se numri i saktë i kufomave mund të dihet pas analizave të ADN-së.

"Kemi ekshumuar mbetjet e një personi dhe 38 pjesë te skeleteve", ka thënë Hurtiq për AFP-në, duke shtuar se në varre janë gjetur edhe plumba.

"Absolutisht jemi të sigurt se këto mbetje u takojnë viktimave të Srebrenicës", ka thënë Hurtiq. (REL)
Shtuar më 17/10/2008, ora 15:21
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori