E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Gjenden të vdekur tre persona në dhomën e një hoteli
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një hotel në Passu të Bavarisë, ku tre persona një burrë e dy gra janë gjetur të vdekur.

Sipas mediave të huaja, viktimat jane dy gra të moshës 30 dhe 33 vjeç dhe një burrë 53 vjeç, të cilët mbërritën të premten e kaluar në hotelin bavarez, ku kishin rezervuar një dhomë për tre persona.

Mësohet se ata nuk kishin pasur bagazhe, ndërkohe që në trupat e tyre ka pasur shenja shigjetash me hark, qe perdoren në gjueti.

Stafi i shërbimit dhe mysafirët e tjerë të hotelit nuk kanë vërejtur ndonjë zhurmë nga numri i dhomës ku ishin vendosur viktimat.

Ndërkohë që është planifikuar një autopsi për të shpjeguar dinamikën e fakteve.

Për momentin policia ka thënë se po heton një vrasje të mundshme të dyfishtë – vetëvrasje, por asnjë opsion nuk përjashtohet.
Shtuar më 13/05/2019, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori