Gjenden të vdekur të vende të ndryshme, 4 anëtarët e së njëjtës familje (FOTO LAJM)
Katër
anëtarët e një familjeje në Britaninë e Madhe janë gjetur të vdekur në dy lokacione të ndryshme.
Trupat e babait dhe dy djemve u gjetën të vdekur në plazhin e Eastbourne para se mamaja të gjendej e vrarë me thikë rreth 130 km larg, në kryeqytetin britanik të Londrës.
Një zëdhënës i policisë tha se “pritet të bëhen identifikimet zyrtare të viktimave, por policia beson se janë familjarë të gruas së vrarë.”
Deri më tani nuk ka të arrestuar lidhur me vdekjet e
mistershme dhe zyrtarë të policisë thanë se për momentin nuk as ka persona të shpallur në kërkim lidhur me ngjarjet.
Të afërmit janë informuar për ngjarjen e rëndë, ndërsa autopsia e viktimave nuk është kryer ende. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2018,
ora 12:00