Gjenden mbi 130 delfinë të ngordhur në bregun e një ishulli afrikan
Mbi 130 delfinë janë gjetur të ngordhur në bregun e një ishulli në Afrikën perëndimore.

Ekspertët janë duke punuar për të zbuluar shkaqet e kësaj tragjedie.

Me qindra persona dolën vullnetarë për pastrimin e bregdetit si dhe shumica prej tyre tentuan t’i rikthenin në oqena me shpresën për t’i shpëtuar.

Por vetëm 20% e tyre arritën të mbijetonin.

Vullnetarët varrosën rreth 136 delfinë ndërkohë që shumë prej tyre janë marrë nga ekspertët për t’u ekzaminuar dhe për të zbardhur arsyet e kësaj ngjarje.

Vetëtrinerë nga e gjithë bota do të mblidhen për të përcaktuar rrethanat.

50 delfinë janë futur në dhoma frigoriferike për t’u përdorur më pas si mostra për ekzaminim.
Shtuar më 30/09/2019, ora 19:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori