Tifozët e Liverpul nuk e pranojnë Benitez në stolin e rivalëve: Mos firmos, ta dimë shtëpinë (FOTO LAJM)

Rafa Benitez është shumë pranë nënshkrimit për të marrë drejtimin e Everto it, duke qenë se këta të fundit mbetën pa trajner pas kalimit të Karlo Ançelotit te Real Madrid.

Mirëpo, tekniku spanjoll së fundmi ka marrë kërcënime nga tifozë të Liverpul, të cilët duket se nuk e pranojnë idenë që ish-tekniku i tyre të firmosë për klubin rival të qytetit.

Me anë të një baneri, ata ia kanë bërë të qartë Benitez se janë kundër këtij hapi të spanjollit, ndërsa theksohet se ata ia dinë shumë mirë adresën se ku banon tekniku.

Një kërcënim i hapur dhe që mbetet të shihet si do të ndikojë te Benitez, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe ka dyshime edhe tek tifozët e Everton pasi ata kanë arsye të mos e pranojnë spanjoll si një rival i të kaluarës. Ndërkaq, duhet theksuar se gjesti është shumë i shëmtuar, por edhe shqetësues.


Shtuar 28.06.2021 16:19