Gjenden 11 kufoma në liqenin e Peruçacit
Liqeni Peruçac
Të paktën 11 kufoma të cilët janë viktima të luftës së viteve 1992- 1995 në Bosnje janë gjetur në Liqenin e Peruçacit, njoftuan zyrtarët serbë. “Bazuar në informacionet paraprake besohet se kufomat i takojnë viktimave të njësive të drejtuara nga Millan Llukiç”, tha zyra e prokurorit për krime lufte të Serbisë Llukiç, drejtuesi i grupit paraushtarak “Shqiponjat e bardha” u dënua në vitin 2009 me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës për ish Jugosllavinë.
Shtuar më 14/09/2010, ora 15:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori