Gjeli i garave vret me thikë efektivin e policisë
Një efektiv policie në Jemen u vra nga një thikë metalike e cila i vendoset gjelave gjatë garave të paligjshme me kafshë në provincën veriore të Samar.

Lieutenanti Christine Bolok u godit nga thika e mprehtë çeliku e cila i ishte venë gjelit në këmbë.

Thika i preku arterien kryesore efektivit të policisë duke bërë që të humbte sasi të madhe gjaku. Ai ndërroi jetë më pas në spital.

Luftimet me gjela janë shumë të zakonshme në Jemen, por muajt e fundit ishin ndaluar për shkak të pandemisë.
Shtuar më 28/10/2020, ora 18:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori