Gjatë tubimit Biden heq maskën dhe kollitet, pamjet bëjnë xhiron në media (VIDEO)
Gjatë një tubimi në Nevada kandidati për president të SHBA, Joseph Biden ka hequr maskën mbrojtëse nga fytyra dhe është kollitur.

Ky moment është bërë viral në media dhe të shumtë kanë qenë ata që e kanë dënuar këtë veprim të tij, ndonëse ainë momentin kur u kollit vendosi dorën para.

Kandidati për president nga radhët e Demokratëve që pritet të garojë kundër Donald Trumpit në zgjedhjet e 3 nëntorit, prej fillimit të pandemisë së COVID-19 është shfaqur në publik me maskë mbrojtëse.

Madje ai i ka bërë thirrje dhe qytetarëve që të bëjnë të njëjtën gjë.

Mes atyre që e kanë kritiuar ka pasur dhe nga ata që e kanë mbrojtur Biden duke thënë se askush nuk ishte afër tij dhe se tubimi ishte organizuar në ambient të hapur.
Shtuar më 11/10/2020, ora 12:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori