Gazetarja me kancer prek botën: Im bir, të lutem mos më harro! (FOTO LAJM)

Gazetarja e "BBC", Rachael Bland prej një viti është diagnostikuar me kancer, por së fundmi ka mësuar se sëmundja është në fazat e fundit dhe mjekët nuk i kanë dhënë shpresë.

40-vjeçarja e cila është nënë e një djali 2 vjeç ka marrë inisiativën për të shkruar një libër ku do të flasë për veten dhe momentet e saj me djalin që kur ai të rritet ta lexojë.

"Është një ide që unë e kam pasur që kur unë u diagnostikua, por nuk e mendoja se do e bëja" tha Bland, raporton The Sun. Gazetarja dëshiron t'i tregojë djalit gjithçka që duhet të dijë për të.

"Doja vetëm të lë diçka pas për të. Kur djali të rritet, burri im Steve do i tregojë të gjitha kujtimet tona, por ai nuk i mban mend ato ashtu siç i kujtoj unë", u shpreh Bland.

Gazetarja tha se pjesa më e vështirë është të dish se djali i saj do të rritet pa të.

"Imagjinoni duke u rritur pa u kujtuar se kush jam unë. Mërzitem shumë kur e shikoj atë dhe këto mendime shfaqen në mendjen time. Mendoj, 'Nëse ai është i mërzitur për ndonjë gjë, çfarë do të bëjë ai nëse nuk jam?"

"Unë shpresoj se ai mund të kuptojë personalitetin tim nga libri dhe të dëgjojë zërin tim përmes saj. Nuk e di se sa kohë ka mbetur dhe unë vetëm dua të lë diçka për të që të mos më harrojë", u shpreh Bland. /albeu.com/
Shtuar më 30/07/2018, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori