George Bush: Ju tregoj tragjedinë e 11 shtatorit
Pëlqej
Ish-presidenti amerikan, që në kohën e sulmeve mbi Kullat Binjake ka qenë numri një i Shtëpisë së Bardhë ka bërë të preken me mijëra e miliona zemra njerëzish në Amerikë, por edhe në bote nga fjalet që ka thene.

Ai ka rrëfyer ditën e 11-shtatorin dhe historinë e një polici amerikan, i cili atë ditë e kishte pushim, por se vullnetarisht ka shkuar të ndihmojë njerëzit dhe duke u përpjekur për këtë vdiq edhe vetë.

“Sot ne kujtojmë pikëllimin tonë të madh dhe dhimbjen që na kaploi pasi dëgjuam lajmin atë mëngjes të 11 shtatorit 2001, kujtojmë dhimbjen e familjeve që humbën më të dashurit e tyre atë ditë tragjike. Do të mbjmë në mend momentin kur e morëm lajmin, ku ishim dhe çfarë ishin duke bërë. Disa do të kujtojnë imazhin e zjarrit, apo historinë e një shpëtimtari. Ndërsa unë do të mbajnë këtë: Ai është kujtimi për mburojën e asaj dite, policin e quajtur George Howard, i cili vdiq në Qendrën Botërore të Tregtisë duke u përpjekur për të shpëtuar të tjerët”, ka shkruar Bush në Instagram.

George Bush edhe sot e kësaj dite mban në dorën e tij ‘mburojën’, unazen e heroit të 11 Shtatorit 2001, të cilen pak ditë pas sulemve terroriste të Al Qaedas, presidentit ia kishte dhënë Arlene, nëna e policit Howard. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori