Gënjeu rreth një takimi me Putin, jep dorëheqjen kreu i diplomacisë holandeze
Pëlqej
Ministri holandez i Punëve të Jashtme, Halbe Zijlstra dha sot dorëheqjen duke pranuar para Dhomës së Ulët të Parlamentit se kishte gënjyer për pjesëmarrjen e tij gjatë një takimi me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Sot nuk kam asnjë alternativë tjetër përveç dorëheqjes drejtuar autoritetit më të lartë mbretit”, pohoi ai, mjaft i prekur, duke i dhënë fund polemikës së krijuar, ndërkohë ishte parashikuar në axhendë që ai të nisej disa orë më vonë për një vizitë zyrtare në Rusi. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 18:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori