General Motors, zyrtarisht shpalli falimentimin
Albeu.com
Dështimi më i madh i një kompanie industriale në historinë e SHBA-ve. Prodhuesi i automobilave “Xheneral Motors”, shpalli falimentimin. Një zhvillim i tillë edhe pritej pas rritjes së humbjeve të kompanisë e cila gjatë ...... viteve të kaluara po përballej me rënien e madhe të shitjes së makinave. Shpalljen e falimentimit e mbështeti edhe administrata amerikane në Uashington, kurse tani fjalën e ka Qeveria e cila pritet që t’i marrë 60 për qind të aksioneve të kompanisë. Po paralajmërohen 30 miliardë dollarë plotësues ndihmë nga Shtëpia e Bardhë për “Xhi-Em”. Uashingtoni deri në mbarim të vitit të kaluar në këtë kompani investoi 20 miliardë dollarë mjete shtetërore, por borxhet aktuale arrijnë 173 miliardë dollarë. Shpallja e falimentimit, sipas ligjeve amerikane i lanë hapësirë kompanisë për ristrukturimin e financave, kurse në këtë kohë ajo është e mbrojtur nga kërkesat e kreditorëve. Pritet se do të hiqen nga puna gjithsej 173 mijë të punësuar në SHBA, Kanada dhe në Meksikë.
Shtuar më 01/06/2009, ora 22:57
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori