U arrestua për atentatin ndaj Santiago Malkos, zbardhet dëshmia e Selmanit

Ilir Selmani i cili u arrestua vetëm një ditë më parë në zonën e Xhamllikut pasi dyshohet ai autor për atentatin që iu bë ish-policit Santiago Malko, ka dëshmuar në lidhje me këtë ngjarje.

Albeu.com mëson se ai ka para grupit hetimor ka mohuar të këtë lidhje me vrasjen e ish-policit Santiago Malko, duke u shprehur se nuk e njihte atë.

Selmani ka thënë se me grupin e Ervis Martinajt kanë pasur mosmarrëveshje dhe përplasje mes dy grupeve, ndërsa me Leonard Duken dhe vëllain e tij ka thënë se njiheshin prej vitesh dhe kishin miqësi të ngushtë.

Atentati ndaj Malkos shkaktoi një zhurmë të madhe në media dhe botën e krimit.


Shtuar 17.04.2020 09:59