Gazi me helm, dy persona humbin jetën në biblotekë
Dy persona kanë vdekur sot në Bibliotekën popullore të Serbisë në Beograd pasi që kanë thithur gaz të helmueshëm, i cili ka filluar të avullojë nga sistemi për ftohje.

Sipas të dhënave jozyrtare të gazetës “Blic”, fjala është për dy meshkuj prej 30 deri 50 vjeç.

Sistemi për ftohje në Bibliotekën popullore papritmas ka filluar të lëshojë avuj të helmueshëm dhe ka filluar t’i ngufatë njerëzit, prandaj janë alarmuar zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë.

– Janë dërguar dy ekipe në rrugën Skerliceva 1, në Bibliotekën popullore, për shkak të njoftimit se po ndjehen erëra të rënda pas prishjes në sistemin e ftohjes”, ka thënë një punëtor i ndohmës së shpejtë, i cili ka konfirmuar vdekjen e dy personave,

Të gjithë ata që janë gjetur në bibliotekë janë evakuuar, ndërsa dëshmitarët thonë se paraprakisht është dëgjuar një shpërthim.

– Shpërthimi, siç u mor vesh, është pasojë e aktivizimit të shisheve me gaz. Personat e vdekur janë mjeshtër, të cilët vijnë periodikisht për të parë gjendjen e atyre pajisjeve. Sapo e kanë hapur derën ka ndodhur shpërthimi, kështu që ata e kanë pësuar – ka thënë një punëtor i bibliotekës, transmeton gazetametro.net.
Shtuar më 24/08/2018, ora 20:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori