Gazetarja kurde vritet gjatë raportimit live nga beteja për Mosulin
Një gazetare kurde ka mbetur e vrarë teksa po raportonte nga beteja për Mosulin në Irak.

Shifa Gardi, e cila punonte për kanalin kurd në Irak, Rudaw, është vrarë nga një bombë teksa po mbulonte avancimin e forcave irakiane në perëndim të vendit, kundër forcave të ISIS.

Rudaw tha se 30 vjeçarja, theu stereotipet e dominimit të meshkujve në gazetari.

Forcat irakiane vazhdojnë t’i rezistojnë ISIS-it dhe janë në përparësi. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2017, ora 19:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori