Gazetari qe qelloi Bushin me kepuce lirohet ne shtator
Albeu.com
Gazetari irakian Muntadhar El Zejdi që qëlloi me këpucë presidentin amerikan Bush në vizitën e tij të parë në Irak, do të dalë nga burgu më 14 shtator. Avokati i gazetarit irakian Kerim El Shuxhejri, deklaroi se El Zejdi do të lirohej ...... tre muaj para përfundimit të dënimit për shkak të sjelljes së mirë. Avokati bën të ditur se kanë marrë njoftim zyrtar në këtë drejtim dhe e cilësoi lirimin e klientit të tij si “fitore për median e lirë dhe dinjitoze irakiane”.
Shtuar më 29/08/2009, ora 21:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori