Endrra e bukur merr fund, Interi frikëson Liverpool por eliminohet nga Champions (VIDEO)

Interi provon, rrezikon, fiton, qëndron me 10 lojtarë , por nuk arrin të kualifikohet në Champions League.

Fitorja 1-0 në Anfield nga Lautaro Martinez nuk mjafton për t’i dhënë fitoren lojtarëve të Inzaghit pas humbjes 0-2 në San Siro.

Përfundon 2-1 për të kuqtë në totalin prej 180 minutash që fluturojnë për në çerekfinale, por për Interin mbetet shija e hidhur e suksesit dhe e të luajturit të tetëfinales me kokë shumë lart. /albeu.com/


Shtuar 8.03.2022 23:04