“Do të vritet Enkeled Alibeaj”, SPAK i kalon dosjen e Spartak Brahos Gjykatës së Tiranës

Gjykata e Posaçme i kalon për kompetencë Gjykatës së Tiranës që të shqyrtojë padinë për shpifje ndaj Spartak Brahos, i cili u padit nga Komisioni i Rithemelimit për deklaratën që ka bërë në prag të tubimit të 8 janarit pranë selisë së PD-së.

Braho ka deklaruar se duhej të merreshin masa për sigurinë e zyrtarëve të PD-së pasi pretendonte se ka informacione se do vritej deputeti Enkelejd Alibeaj.

Sipas Gjykatës së Posaçme, në momentin që ka bërë këtë deklaratë, Braho nuk ka patur mandatin e deputetit dhe për këtë nuk është kompetencë e shqyrtimit të kësaj gjykate. Spartak Braho ishte edhe vetë i pranishëm në seancë këtë të Mërkurë.